“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, Saho akuzoi qeverinë për arrogancë në vendimmarrje, ndërsa e konsideroi arbitrar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Ai kundërshtoi gjithashtu kërkesat për rritje të mëtejshme të pagave për gjyqtarët e GJKKO-së, SPAK-ut dhe gjyqësorit. “Për mendimin tim ka dy shkaqe që kemi arritur në këtë zallamahi të madhe, të përplasemi dhe të hamë kokën me njëri-tjetrin. Problemi në këtë rast është se po hanë kokën institucionet, jo vetëm gjyqtarët, gjyqësori, ekzekutivi dhe Kuvendi. Qeveria u tregua shumë arrogante me vendimin që mori, të diskutohej në kohë, jo vetëm që çështja të debatohej në mënyrë transparente.Qeveria nuk e bëri këtë dhe këtu mendoj unë është arsyeja e kësaj përplasjeje kaq të madhe. Kushtetuesja ka bërë një vendim arbitrar. Kushtetuesja edhe një...