Vendimi i Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: ”Mort për së gjallë”, qeveria e Kosovës ta refuzojë burgun
Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së me 81 vite burg, duke shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj dënimit. Rama e përshkroi vendimin si një situatë të rëndë për shqiptarët, duke e cilësuar atë si “një mort për së gjallë” dhe si shprehje të “pafuqisë kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare”. Ai tha se përgatitja e fjalimit ishte veçanërisht e vështirë për shkak të peshës së çështjes. ”Fjalët duken të kota njësoj si në një mort, mort për së gjallë në këtë rast, një varrosje njerëzish të gjallë dhe pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare”, u shpreh Rama. Kryeministri theksoi se vendimet gjyqësore duhet të respektohen në një shtet të së...
Burimi:
kohajone.com