Vendimi i Hagës/ Osmani: UÇK, pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se UÇK është pjesa më krenare e historisë moderne të popullit të Kosovës. Sipas saj, dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët. ‘…sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët’, përmbyll reagimin e saj Vjosa Osmani. Stausi: Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale...
Burimi:
syri.net