Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt
Pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit një ditë më parë, e cila rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotin e seancave në shkallën e parë në gjykatën e posaçme, avokatët sërish nuk u paraqitën në GJKKO, pasi presin vendimin e Dhomës. Kjo ndodhi dhe në seancën në ngarkim të Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit. Vetë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në seancë, ku tha se ka komunikuar me avokatët dhe ata i kanë thënë që presin vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi do të mblidhen për vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata e quajti të paligjshëm mungesën e avokatëve megjithatë e shtyu seancën në ngarkim të Beqajt për më 10 nëntor në orën 11:30....
Burimi:
javanews.al