“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka parashtruar këndvështrimin e saj mbi zgjidhjen e situatës ku ndodhet vendi pas protestave të studentëve. Kreu i kësaj partie, Dash Shehi, ka mbështetur krijimin e një qeverie teknike, duke nënvizuar edhe pikat imediate ku ajo qeveri duhet të fokusohet, shkruan A2 “Qeveria duhet të jetë me bazë të gjerë që të marrë përsipër këto ligje. Njëherë të bllokojë këto katër ligjet korruptive të cilët kanë prodhuar korrupsion, babëzi ekonomike, dëm të madh ekonomik. Këto e kanë rebeluar popullin që ka dalë në rrugë. Kjo lloj padrejtësie, kjo lloj hajnie e pandalur dhe këtë mund ta bëjë një qeveri që është e përbashkët. Nuk mund ta bëjnë një grup i vetëm. Ne mendojmë që ka ardhur dita që nëqoftëse duan...