Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga burgu disa ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës. Mësohet se ndryshimet kanë prekur drejtues të disa njësive administrative. Piro Jani, drejtues i Njësisë Administrative nr. 5, dhe Florian Pullazi, drejtues i Njësisë nr. 2, janë larguar nga detyra. Pullazi mbante postin si administrator të Njësisë nr. 2, që prej dhjetorit 2017. Trendelina Jaku, deri tani administratore e Njësisë Administrative nr. 1, është emëruar në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Jaku ishte emëruar administratore e Njësisë nr. 1 nga Veliaj në vitin 2015. Ndryshimet kanë prekur edhe Kasharin. Administratori Xhevahir Koçi është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Veliaj ka emëruar gjithashtu Julinda Dhamen si këshilltare të tij. Lëvizjet vijnë një ditë pasi drejtimi i...
Burimi:
gijotina.com