Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij
Në një moment kur Partia Socialiste zhvillon sot Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur t’u drejtohet me një mesazh të gjatë anëtarëve të këtij forumi, duke bërë publike letrën që ka shkruar nga burgu i Fierit. Veliaj, i cili ndodhet prej 21 muajsh në paraburgim, kishte kërkuar të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Asamblesë, e cila nis në orën 10:30 dhe zhvillohet pas afro nëntë muajsh nga hera e fundit, por kërkesa e tij nuk është miratuar nga autoritetet. Në këto kushte, ai ka vendosur që qëndrimin e tij t’ua përcjellë socialistëve përmes një mesazhi të dërguar në telefonat e anëtarëve të Asamblesë. Në letrën me titull “Partia Socialiste është më e madhe se...
Burimi:
argjiroja.net