VELIAJ LETER NGA BURGU: 10 DITE IZOLIM E PA UJE, NE TE NJEJTIN KORRIDOR ME 3 VRASES SERIALE

VELIAJ LETER NGA BURGU: 10 DITE IZOLIM E PA UJE, NE TE NJEJTIN KORRIDOR ME 3 VRASES SERIALE

Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ngre shqetësimin se është vendosur në një ambient izolimi me tre vrasës serialë të dënuar me burgim të përjetshëm. Në një letër të shkruar nga qelia e burgut të Fierit, të bërë publike nga avokati i tij, Plarent Ndreca, Veliaj thekson se është pa ujë e drita, pa kujdes mjekësor dhe i është refuzuar ushqimi e bisedat telefonike me familjarët. “Futja në izolim për 10 ditë. Pa ujë e pa dritare. Jo kujdes mjekësor. Refuzim i ushqimit. Asnjë arsye për transferimin, izolimin. Asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin. Siguria? Në të njëjtin korridor me 3 vrasës, me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letër. Sipas avokatit, Veliaj ka mbi 3 javë që...