Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se 1500 familje janë shpallur fituese nga programi i kredisë së butë për blerjen e një banese të re. Përmes një mesazhi nga qelia, Veliaj bëri të ditur se i ka propozuar Këshillit Bashkiak të Tiranës që, në mbledhjen e 29 tetorit, të miratojë listën e plotë të familjeve përfituese. Ai u shpreh se, pavarësisht vështirësive që pretendon se po has në ushtrimin e detyrës, i vjen mirë që po bëhet realitet ëndrra e këtyre familjeve për të pasur një shtëpi të tyren. “Pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe refuzimit të çdo takimi pune me stafin e bashkisë, çka ma vështirëson së tepërmi detyrën për t’i shërbyer si duhet qytetarëve që më kanë votuar, më vjen mirë që...
Burimi:
javanews.al