Veliaj izolohet në burgun e Fierit/ TRAZOHET PS-ja! Çuçi i drejtohet ministrit Gogu: Jep dorëheqjen
Të mërkurën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua pa dëshirën e tij në burgun e Fierit, duke e cilësuar si ”rëmbim policor” dhe ”transferim politik”. Kjo situatë ka sjellë përplasje të reja brenda Partisë Socialiste, duke vënë në qendër të debatit procedurat dhe përgjegjësinë institucionale për këtë vendim. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, sipas ”TCH”, deputeti i PS-së, Bledi Çuçi i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, duke kërkuar sqarime për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës. ”Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen”, raportohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë diskutimeve. Ngjarja ka rihapur debatet brenda mazhorancës për mënyrën se si është realizuar transferimi i...
Burimi:
kohajone.com