Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për atë që i cilëson si ndërhyrje dhe kërcënime të ushtruara ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Në një deklaratë publike të datës 11 nëntor, Veliaj pretendon se transferimi i tij nga paraburgimi në Durrës drejt Fierit dhe kushtet e qëndrimit në paraburgim mund të jenë përdorur si mjete presioni politik, me qëllim që ai të pranonte organizimin e protestave në Tiranë dhe të jepte dorëheqjen nga mandati i kryetarit të bashkisë. Veliaj shprehet se është i gatshëm të dëshmojë nën betim përpara Kuvendit, të përballet drejtpërdrejt me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, si dhe...
Burimi:
gijotina.com