“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, argumentoi se Erion Veliaj duhet të lirohet nga paraburgimi, pasi sipas tij, hetimet janë mbyllur prej rreth një viti dhe nuk ekziston më mundësia që kryebashkiaku të ndërhyjë në prova. Në studion e “Shqipëria Live”, Valteri ngriti pikëpyetje mbi arsyet e vijimit të masës së arrestit me burg ndaj Veliajt. “Ka një vit që është mbyllur hetimi. Çfarë provash do të prishte këtë vit që është mbyllur hetimi? Çfarë e bën një prokuror ta persekutojë tjetrin?”, deklaroi Valteri. Ai bëri edhe një krahasim me raste të personave të akuzuar për krime të rënda, duke pretenduar se ndaj Veliajt është vepruar me një standard tjetër. “Krimineli që akuzohet për 4-5 vrasje iku me vrap, ndërsa Veliajt i...