Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Motra e të ndjerës, Albina Mekolli, kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave, duke shtuar se një ndërhyrje apo transport më i shpejtë mund të kishte ndryshuar fatin e motrës së saj. “Në orën 12 më merr në telefon dhe më tha: Eja se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka një gjakderdhje të brendshme”, rrëfeu Albina. Sipas motrës, gjatë kësaj kohe u diskutua edhe mundësia e transportit me helikopter, por kjo nuk u realizua. “Dëgjova...