Vdiq përkthyesja nga bullgarishtja në shqip, Janka Trifonova-Selimi

Vdiq përkthyesja nga bullgarishtja në shqip, Janka Trifonova-Selimi

Vdiq përkthyesja e njohur mes gjuhës bullgare dhe asaj shqipe, si dhe gazetarja me origjinë nga Dobriçi(Bullgaria Veriperëndimore), Janka Trifonova-Selimi. Lajmi u bë i ditur nga e bija e saj, Milena Selimi, përmes një postimi në Facebook. “Sot luledielli im uli kokën. Janka Selimi, bija e Dobruxhës, pedagoge dhe përkthyese e gjuhës bullgare në Radio Tirana, përkthyese e njohur e letërsisë ballkanike, urë kulturore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe mbrojtëse e palëkundur e pakicës bullgare në Shqipëri. Ajo ishte bashkëshortja e dashur e Skënder Selimit, nëna e Milenës dhe Adrianit, gjyshja e Alesias dhe Madit dhe stërgjyshja e Adrianit të ri”, shkroi Milena Selimi. Janka Selimi FOTO: ARKIV PERSONAL “Me urtësinë, dijet, butësinë, dashurinë dhe aftësinë e saj për vetësakrifikim, ajo më mësoi, deri në çastin e fundit...