Vdes në moshën 79-vjeçare aktorja e “Animal House”, Mary Louise Weller

Vdes në moshën 79-vjeçare aktorja e “Animal House”, Mary Louise Weller

Aktorja amerikane Mary Louise Weller, e njohur veçanërisht për rolin e Mandy Pepperidge në komedinë kult “Animal House”, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Weller vdiq të enjten, më 1 tetor, një ditë para ditëlindjes së saj, pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmin e bëri të ditur partneri i saj, Michael Roy Curtis, raportojnë mediat e specializuara amerikane. Roli që e bëri të njohur Viti 1978 shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e Weller, kur ajo u shfaq në “Animal House”, filmin komedi të regjisorit John Landis. Ajo interpretoi Mandy Pepperidge, një vajzë e lidhur me një shoqatë studentore dhe e dashura e Gregory Marmalard, presidentit arrogant të një prej vëllazërive studentore, rol i interpretuar nga James Daughton. Një nga skenat më të...