Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Ka ndërruar jetë në spitalin Gregorio Marañón të Madridit, ku ishte shtruar pas dëbimit nga banesa, Maricarmen Abascal, gruaja 87-vjeçare që u kthye në simbol në Spanjën që këto ditë po proteston për kushte më të mira strehimi. “Dërgoj gjithë dashurinë time për familjen dhe të dashurit e saj. Një përqafim edhe për të gjithë ata që, ashtu si unë, sot e ndiejnë këtë humbje sikur të ishte e tyrja. Pushofsh në paqe”, shkroi në X kryeministri Pedro Sánchez. Më 23 shtator, pas disa ditëve rezistencë brenda apartamentit të saj me qira në lagjen Retiro dhe pavarësisht protestave të Sindikatës së Qiramarrëseve të Madridit, e cila kishte qëndruar për ditë të tëra para banesës së saj për të penguar dëbimin, gruaja u nxor me barelë...