Vdes Jeremy Thomas, producenti britanik fitues i çmimit Oscar

Vdes Jeremy Thomas, producenti britanik fitues i çmimit Oscar

Producenti i njohur britanik dhe fitues i çmimit Oscar, Jeremy Thomas, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Thomas ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Oxfordshire, i rrethuar nga familja dhe njerëzit e tij të afërt. Ai e nisi karrierën në dhomat e montazhit, ku punoi në filma si “Family Life” i Ken Loach dhe “The Harder They Come” i Perry Henzell. Në moshën 27-vjeçare, ai realizoi filmin e tij të parë si producent dhe gjatë dekadave në vijim ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, duke qenë pjesë e dhjetëra produksioneve, përfshirë “Naked Lunch” dhe “Sexy Beast”. Kulmi i karrierës së tij erdhi me filmin “The Last Emperor” (“Perandori i Fundit”) të Bernardo Bertoluccit. Filmi triumfoi në ceremoninë e Çmimeve Oscar të vitit 1988,...