Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë
Autoritetet polake kanë konfirmuar se 24-vjeçari Michal Oksinski, autori i masakrës që tronditi Krakovin ku mbetën të vrarë nëntë persona – përfshirë prindërit dhe motrën e tij, si dhe gjashtë qytetarë të tjerë të moshës 32 deri në 61 vjeç – ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas neutralizimit nga forcat e policisë. Ndërkohë, janë bërë publike pamjet e përballjes së armatosur, ku dy efektivë policie ndërhyjnë pasi makina e autorit përfshihet në një aksident. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, të dy efektivët mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre, i cili pësoi dëmtime të rënda, po lufton për jetën në spital pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Prokuroria e Krakovit po e trajton ngjarjen si një akt me sfond terrorist. Gjatë kontrolleve në banesën e...
Burimi:
javanews.al