Vdes futbollisti i Tenerifes, Jesus de Miguel, pas arresti kardiak në fushë
Futbollisti i Tenerifes, Jesus de Miguel, ndërroi jetë të martën në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi një arrest kardiak pas një përplasjeje gjatë një ndeshjeje. Lajmin e bëri të ditur klubi spanjoll i kategorisë së dytë. “Të shkatërruar nga dhimbja, me një nyje në fyt dhe të paaftë të besojmë se kjo është e vërtetë, nga CD Tenerife komunikojmë ndarjen tragjike nga jeta të Jesus de Miguel Alameda,” tha klubi. “Nuk ka fjalë ngushëllimi; nuk ka absolutisht asgjë që mund të lehtësojë këtë ndjenjë të mbushur me trishtim.” Ndeshja kundër FC Andorra u ndërpre shtatë minuta në kohën shtesë pasi De Miguel u rrëzua pas një përplasjeje me portierin mysafir Jesus Owono. Ky i fundit kishte dalë nga zona e tij për të larguar...
Burimi:
kohajone.com