Vdekja e influencerit indian me 1.5 milionë ndjekës, policia po heton për bullizëm online
V. Harish, krijuesi i kanalit të njohur në YouTube “Finance with Harish”, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare në Indi. Vdekja e tij vjen disa javë pasi llogaritë e tij në Instagram dhe YouTube u bllokuan, pas akuzave se ofronte këshilla financiare pa autorizimin e nevojshëm. Policia po heton nëse ngacmimi në internet mund të ketë ndikuar në ngjarje. Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e krijuesve të përmbajtjes financiare në Indi. V. Harish, i cili kishte ndërtuar një audiencë prej më shumë se 1.5 milionë ndjekësish në YouTube, u gjet i vdekur të hënën në mbrëmje, më 19 tetor, në një vilë pranë Muttukadu, në afërsi të qytetit të Chennai-t. Sipas raportimeve të medieve indiane, në vendngjarje nuk u gjet asnjë letër lamtumire. Pavarësisht...
Burimi:
syri.net