Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!
Zhvillime të reja janë shënuar në hetimin për vdekjen e këngëtarit George Mazonakis, pasi një tjetër punonjëse e klinikës në rrugën Karneadou ka dëshmuar sot, më 28 shtator, para hetuesit të 32-të që po merret me çështjen. Bëhet fjalë për një 61-vjeçare, infermiere në pension, e cila punonte me kohë të pjesshme në klinikën e dy mjekëve të arrestuar, Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos. Sipas informacioneve, gjatë dëshmisë së saj, infermierja ka dhënë elementë që rëndojnë pozitën e dy mjekëve të akuzuar, ndërsa ka ndryshuar edhe një pjesë të asaj që kishte deklaruar gjatë hetimit paraprak. 61-vjeçarja ka deklaruar para hetuesit se ndodhej në klinikën e Karneadou dhe se nuk ishte larguar në orën 16:15, siç kishte dëshmuar fillimisht. Ajo dyshohet se ka përshkruar situatën...
Burimi:
javanews.al