Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, nis hetimi për rrethanat e ngjarjes

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, nis hetimi për rrethanat e ngjarjes

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ndërroi jetë gjatë transportimit nga Pogradeci drejt Tiranës. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar dhe administruar kartelën mjekësore të pacientes, ndërsa janë marrë në pyetje pjesëtarë të stafit mjekësor dhe familjarë të saj. Deklarimet dhe dokumentacioni pritet të ndihmojnë në verifikimin e mënyrës së trajtimit të 37-vjeçares dhe kohës kur është vendosur transferimi i saj drejt kryeqytetit. Motra e viktimës, e cila e ka shoqëruar gjatë qëndrimit në maternitet, ka ngritur pretendime për një vonesë në nisjen e pacientes drejt Tiranës. Ajo kërkon që ngjarja të hetohet në mënyrë të plotë dhe të përcaktohen përgjegjësitë, nëse rezulton se ka pasur neglizhencë në trajtimin e saj. Sipas...