Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, Ministria e Shëndetësisë: Do hetohet i gjithë procesi, nëse ka parregullsi do të merren masa

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, Ministria e Shëndetësisë: Do hetohet i gjithë procesi, nëse ka parregullsi do të merren masa

ministria e shendetesise-spitali pogradec POGRADEC- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, nga Pogradeci që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të hënë, ndërsa ministria ka kërkuar një vlerësim të pavarur për mënyrën se si është menaxhuar rasti. Përmes një deklarate zyrtare, MSHMS shpreh ngushëllimet për familjarët e pacientes dhe bën me dije se do të shqyrtohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor, që nga momenti i paraqitjes së saj në institucionin shëndetësor deri në përfundimin e trajtimit. Ministria thekson se çdo gjetje do të analizohet me kujdes dhe nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren masat përkatëse në përputhje me ligjin dhe standartet...