Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në Ulpianë
8 September, 2026 - 18:46 Gërmimet arkeologjike në qytetin antik të Ulpianës – Iustiniana Secunda po vazhdojnë, me synim zbulimin dhe ruajtjen e mëtejshme të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore. Gjatë një vizite në terren, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bashkëpunëtorë dhe arkeologë panë nga afër punën që po zhvillohet në kompleksin katedral të Ulpianës. Përfundimi i procesit të shpronësimeve në zonën përreth ka krijuar mundësi për zgjerimin e hulumtimeve arkeologjike dhe për realizimin e gërmimeve në një hapësirë më të madhe. Institucionet vlerësojnë se zgjerimi i zonës së hulumtimit mund të sjellë zbulime të reja dhe të kontribuojë në dokumentimin më të plotë të historisë së Ulpianës. Investimet në këtë lokalitet synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe...
Burimi:
kultplus.com