Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve në sallën e seancave, prej orës 10:00. Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur sërish, më 11 shtator, pasi deputetët nuk u dakorduan për mënyrën e votimit të pesë nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akuzuan partinë fituese të zgjedhjeve për bllokadë, teksa Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk mund të votojë nënkryetarë që kundërshtojnë kandidatin për president të shtetit. Seanca u shty për të dielën e 13 shtatorit, sot. Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislaturës së 11-të. Të mërkurën, në...
Burimi:
syri.net