Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

Në disa fshatra të Njësisë Administrative Nikël, situata vijon të mbetet problematike për shkak të përhapjes së zjarrit. Flakët po avancojnë duke iu afruar banesave, ndërsa rrezikohen edhe ish-magazinat dhe depot e ushtrisë. Një helikopter po vijon operacionin nga ajri, ndërsa disa mjete zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit. Situata vështirësohet nga erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve drejt zonave të tjera.