Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Aliko, në Bashkinë Finiq, duke shkaktuar djegien e pemëve dhe shkurreve. Përhapja e flakëve ka krijuar rrezik edhe për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme për të penguar avancimin e tij. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, të cilat kanë punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacion kanë ndihmuar edhe banorë të zonës, të cilët u janë bashkuar zjarrfikësve në përpjekjet për të mbajtur zjarrin larg banesave. Pas ndërhyrjes, zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt zonës së banuar. Nga zjarri raportohet se është djegur një...
Burimi:
javanews.al