Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!
Një tjetër vatër zjarri është raportuar gjatë pasdites së sotme (4 shtator) në lagjen Hoxhalinj, në fshatin Shtepanjë në bashkinë e Cërrikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës është vënë në lëvizje për të izoluar dhe neutralizuar situatën. Në terren janë angazhuar dy grupe zjarrfikëse, me dy automjete dhe gjashtë efektivë, të cilët kanë ndërhyrë në mënyrë të shpejtë për të frenuar përhapjen e flakëve. Ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur vendosjen nën kontroll të zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij drejt banesave dhe zonave të tjera me bimësi. Operacioni i zjarrfikësve është përqendruar në izolimin e vatrës dhe eliminimin e rrezikut për përhapje të mëtejshme. Autoritetet u bëjnë apel banorëve që të tregohen veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin çdo veprim që...
Burimi:
javanews.al