Vatër e madhe zjarri edhe në Radostinë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Era i favorizon, rrezikohen dhe dy lokale

Vatër e madhe zjarri edhe në Radostinë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Era i favorizon, rrezikohen dhe dy lokale

Një vatër e fuqishme zjarri është shfaqur pasditen e sotme edhe në zonën e Radostinës në Fier (4 shtator). Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështirë. Flakët kanë përfshirë edhe pyllin me pisha pranë liqenit në Qafën e Koshovicës, ndërsa në rrezik janë vënë dy lokale që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Ndërkohë që policia po bën evakuim pronarët e lokaleve kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga ajri. Shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në zonë dhe janë të dukshme edhe nga qyteti i Fierit. Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e flakëve. Në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Për shkak...