Vasyl Stus: Në këtë fushë të kaltër
Në këtë fushë të kaltër si linum, nuk ka njeri të lem pos teje në këtë pafundësi i vështruar dhe i ndaluar: nëpër fushë brodhën njëqind hije. E kaltër si linum, fusha. Në fushën e kaltër si linum, ishe i paracaktuar të ishe vetëm, të kuptosh fatin tënd si shëlbesë, në këtë fushë, të kaltër si linum. Njëqind hije nxihen, zgjaten, rriten, dhe si një mori shajnish pishe, përparojnë. Pastaj – t’i jepesh arratisë? Apo të palosësh telin e kursit të zgjedhur? Jo. Të përballoj. Të përballoj. Por jo- të qëndroj. Vetëm këtu. Në këtë fushë që është si linum. Dhe të jesh i lidhur për këtë tokë të njohur, të panjohur. Në këtë fushë të kaltër si linum, njëqind unet tua – kundër teje....
Burimi:
kultplus.com