Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar
foto ilustruese TIRANË- Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma më të forta, sipas mjekëve. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore të kësaj viroze, tha mjeku P. Male. Rastet paraqiten gjithashtu me dhimbje kockash, diarre dhe të vjella. Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëri që kërkojnë trajtim me antibiotike. Sipas tyre, virozat që po qarkullojnë aktualisht po shfaqen më agresive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më të prekura rezultojnë moshat e mesme dhe të reja, të cilët janë në marrëdhënie pune, duke krijuar dhe mungesa të shumta në institucione....
Burimi:
zeri.ai