Vangjeli: Shkrimet e mediave ndërkombëtare kanë rrëzuar në pak kohë klishetë e krijuara për Ramën

Vangjeli: Shkrimet e mediave ndërkombëtare kanë rrëzuar në pak kohë klishetë e krijuara për Ramën

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar për kryeministrin Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta dhe kritika të forta ndaj qeverisë. Ai u ndal te intervistat dhe dokumentarët e gazetarëve të huaj, si dhe te një seri shkrimesh në mediat më të mëdha ndërkombëtare që, sipas tij, kanë ndryshuar imazhin e krijuar deri më tani për Ramën. Vangjeli vuri në dukje se për vite me radhë, pasqyrimi i Ramës në mediat e huaja ishte sipërfaqësor, duke u përqendruar te imazhi i tij si ish-basketbollist dhe artist që kishte ndryshuar fasadat e Tiranës. Sipas analistit, kjo klishe tashmë është vënë në pikëpyetje nga raportimet dhe intervistat e fundit. Vangjeli: Intervista e gazetarit të huaj me Ramën bëri shumë përshtypje në...