Van Gogh, gjeniu që nuk firmoste çdo vepër
Van Gogh ka lënë firmën “Vincent” në vetëm 15% të veprave të tij. Kjo sepse ishte mjaft kritik ndaj vetes, dhe të tjerat i konsideronte të shëmtuara ose të papërfunduara siç duhet. Nga 840 piktura, vetëm 133 mbajnë emrin e tij të shkruar Vincent, të cilat i konsideronte vërtet të vlefshme. Sot firma e tij konsiderohet brand, i riprodhuar edhe në souvenir e objekte konsumi. Për piktorin e famshëm hollandez, që teksa ishte në jetë nuk u vlerësua kurrë, autografi në pikturat më të mira sipas këndvështrimit të tij, ishte një lloj certifikimi. Van Gogh firmën e parë e ka shënuar në vitin 1884, 3 vjet pasi kishte nisur të krijonte një trashëgimi artistike unike për njerëzimin me pikturat në vaj. Sipas një studimi të...
Burimi:
kultplus.com