Van Dijk: Stili i Iraola e justifikon rrezikun, duhet të luajmë gjithçka për gjithçka për të fituar trofe

Van Dijk: Stili i Iraola e justifikon rrezikun, duhet të luajmë gjithçka për gjithçka për të fituar trofe

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, beson se rreziqet që sjell stili i lojës së trajnerit Andoni Iraola ia vlen të ndërmerren për hir të rezultatit. Të martën në “Anfield”, Villarreal shfrytëzoi hapësirat dhe dobësitë e një formacioni të Liverpool që kishte bërë gjashtë ndryshime, duke krijuar një avantazh 2-0 brenda 30 minutave të para. Megjithatë, të frymëzuar nga fenomeni i tyre 18-vjeçar Ngumoha, vendasit arritën të përmbysnin rezultatin në 4-3. “Sigurisht, nuk duam ta gjejmë veten në një situatë ku na duhet të rikuperojmë rezultatin”, tha holandezi. “Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por arritëm ta kthenim situatën në favorin tonë. Kur strategjia funksionon, atëherë po, është vërtet emocionuese “, u shpreh Van Dijk. “Megjithatë, ky ishte pikërisht mesazhi: duhet të luajmë gjithçka...