Van Dijk, në treg falas? Real Madridi ia hap dyert, për të interesohet edhe Milani
30 Shtator 2026 13:58 Alfred Lleshi Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, mund të transferohet te Real Madridi me parametra zero në fund të këtij sezoni, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”. Mbrojtësi 35-vjeçar ende nuk ka marrë ofertë për rinovimin e kontratës nga drejtuesit e “Reds”, çka lë të hapur mundësinë e përfundimit të aventurës së tij në “Anfield”. Trajneri i Real Madridit, ish-tekniku i Romës dhe Interit, José Mourinho, mund të mirëpresë një tjetër ish-lojtar të Liverpool-it në mbrojtje. Në repartin difensiv të “Los Blancos” janë tashmë ish-shokët e skuadrës së Van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Ibrahima Konaté, të dy të transferuar gjithashtu me parametra zero pas përfundimit të kontratave me Liverpool-in. Sipas raportimit, Mourinho ka dhënë miratimin për afrimin e mundshëm të...
Burimi:
telesport.al