“Valltarët” dalin nga hija, skulpturat monumentale rikthehen në ish-Kinostudio
Skulpturat monumentale “Valltarët”, pjesë e ansamblit artistik të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, janë rikthyer pranë hyrjes së godinës historike, sot Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, pas ndërhyrjes së restaurimit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale fotografi nga hapësirat e Parkut të Artit, duke theksuar rëndësinë e rijetëzimit të këtyre veprave dhe rikthimit të tyre në hapësirën publike. “‘Valltarët’ dalin nga hija e pritjes dhe pas restaurimit afrohen pranë hyrjes së ish-godinës historike të Kinostudios, sot Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke ridalë në pah dhe duke marrë gjithë kujdesin e vëmendjen që meritojnë”, shkroi Gonxhja. Skulpturat janë pjesë e ansamblit monumental të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, të ngritur në vitet ’50, ku arkitektura neoklasike dhe arti monumental...
Burimi:
kultplus.com