Vallja e Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë/ Rama: Simbol i identitetit çam
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ndërsa për këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama e ka cilësuar vallen si një simbol të identitetit çam dhe një traditë të përcjellë ndër breza. “Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë”, shkruan Rama në reagimin e tij. Kryeministri thekson se kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të trashëguar ndër breza. “Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, shprehet Rama. Vallja lidhet me figurën e Osman Takës...
Burimi:
kultplus.com