Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi Rusia kreu një valë të fuqishme sulmesh me dronë ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës. Sulmet ndaj kryeqytetit vazhduan për orë të tëra, ndërsa sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në zona të ndryshme të qytetit. Një nga goditjet kryesore ndodhi në qendër të Kievit, ku një dron goditi ndërtesën e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Dy persona humbën jetën si pasojë e sulmit, ndërsa ekipet e emergjencës gjetën një prej viktimave nën rrënoja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse me dronë në të gjithë vendin shkaktuan nëntë viktima dhe plagosën më shumë se 80 persona. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 24 persona u plagosën...