Vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Naureda Llagamin dhe Jordan Dacin

Vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Naureda Llagamin dhe Jordan Dacin

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi dokumentacionin dhe procedurat e verifikimit për disa kandidatë që kanë aplikuar për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit të akteve dhe dokumentacionit të përgatitur nga relatorët për plotësimin e kushteve ligjore, KED vendosi të lejojë kandidimin e Naureda Llagamit për vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës më 31 tetor 2025 dhe nga Kuvendi më 10 dhjetor 2025. KED vendosi gjithashtu të lejojë kandidimin e Jordan Dacit për të dyja vendet vakante, të shpallura përkatësisht nga Kuvendi më 10 dhjetor 2025 dhe nga Presidenti më 31 tetor 2025. KED vendosi ndalimin e kandidimit të Lulzim Hamitajt për të dyja vakancat. Për të dy vendimet, kandidati ka të drejtë të...