Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit
Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, ka hequr zyrtarisht mbiemrin e babait të saj. Një gjyqtar i Los Angeles të hënën, miratoi kërkesën e 18-vjeçares për të ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj nga Vivienne Marceline Jolie-Pitt në Vivienne Marceline Jolie, siç konfirmon ekskluzivisht Page Six. Avokati i Vivienne, Peter Kenneth Levine, mori pjesë nga distanca në seancën gjyqësore që u zhvillua të hënën në mëngjes. Gjyqtari, i cili kryesoi procedurat në gjykatën Stanley Mosk të Gjykatës së Lartë të Los Angeles, lexoi me zë të lartë emrat e individëve, kërkesat e të cilëve për ndryshim emri u miratuan. “Këto janë kërkesa për ndryshim emri që do të miratohen. Kjo do të thotë që unë mund të lexoj informacionin që është paraqitur dhe të...
Burimi:
javanews.al