Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e kaluar apo 40% më lirë, ndërsa çmimi i paleverdishëm për eksport dhe kërkesa e ulët në vend po e çojnë grumbullimin drejt ndaljes. Nga ana tjetër në disa zona fermerët po refuzojnë të shesin me këto çmime dhe po zgjedhin ta mbajnë vajin në shtëpi. Për situatën me vajin e ullirit Monitor kontaktoi me disa përpunues dhe grumbullues të zonave të ndryshme. Në zonën e Belshit dhe të Elbasanit përpunuesit...
Burimi:
syri.net