“Uzinat po punojnë 24 orë”- Trump: SHBA po prodhon më shumë armë elitare se kurrë më parë, i dërgojmë në Lindjen e Mesme!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendi po prodhon më shumë “armë elitare dhe të përsosura se kurrë më parë në histori”, duke konfirmuar se këto sisteme po dërgohen çdo ditë për trupat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump bëri me dije se sapo kishte marrë një raport zyrtar mbi ecurinë e prodhimit ushtarak në SHBA. Sipas presidentit amerikan, industritë e mbrojtjes në vend po punojnë pa ndërprerje. “Uzinat e kompanive tona të mbrojtjes po punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Në të njëjtën kohë, ato po ndërtojnë mesatarisht nga 4 deri në 5 fabrika të reja me shkallë të gjerë secila!”, shkruan Trump....
Burimi:
javanews.al