Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq euro për frymë sa qytetarët e Bashkimit Europian. Ky kontrast bën që ushqimet të marrin një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të konsumit në Shqipëri. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual aktual në Shqipëri arrin në 8,656 euro për banor në vit, ose rreth 20.3 miliardë euro në shkallë vendi. Mesatarja e BE-së është 27,463 euro për frymë, çka do të thotë se të ardhurat për frymë të një shqiptari janë vetëm rreth 32% të një banori në një nga vendet e Bashkimit Europian. Diferenca më e fortë shfaqet te ushqimet, për peshën ndaj totalit, por jo për vlerën,...
Burimi:
gijotina.com