Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit tetor 2026, duke u rikthyer në nivelin e 3.4% nga 2.9% që ishte regjistruar një muaj më parë (në shtator), sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT. Krahasuar me muajin paraardhës, çmimet e konsumit janë rritur me 0.5%. Faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve Rritja vjetore e inflacionit në tetor është udhëhequr kryesisht nga dy grupe kryesore të shportës së konsumit: “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një ndikim prej +1,36 pikë përqindjeje (rritje vjetore e çmimeve prej 4.0%). “Transporti” (përfshirë karburantet), me +0,73 pikë përqindjeje (rritje vjetore prej 11.4%, më e larta mes grupeve). Ndikime pozitive kanë dhënë edhe grupet e qirasë, ujit dhe energjisë (+0,56 pikë përqindjeje), pajisjet e shtëpisë, argëtimi, si...
Burimi:
javanews.al