US Open: Zverev kualifikim i vështirë për në raundin e tretë, fitojnë edhe Gauff, Cobolli e Andreeva
4 Shtator 2026 8:44 Telesport Grand slam i US Open ka vijuar sot me ndeshjet e raundit të dytë. Numri 2 në botë për meshkuj, tenisti gjerman Alexander Zverev, fitoi me vështirësi 3-2 (6-4, 4-6, 7-6, 6-7, 6-3) ndaj Quentin Halys. Në raundin e tretë avancon edhe tenisti amerikan Taylor Fritz, ai italian Flavio Cobolli, ndërkohë që u eliminua italiani tjetër Lorenzo Musetti si dhe francezi Gael Monfils. Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff fitoi 2-0 (6-4, 7-6) ndaj Paola Badosa dhe avancon më tej. Kualifikohet edhe tenistja kazake Elena Rybakina, ashtu sikurse edhe ajo ruse Mirra Andreeva.
Burimi:
telesport.al