Unioni Turistik kundër Paketës Fiskale: Taksa më të larta, goditje konkurrueshmërisë

Unioni Turistik kundër Paketës Fiskale: Taksa më të larta, goditje konkurrueshmërisë

Unioni Turistik Shqiptar ka kërkuar rishikimin e ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10% dhe e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% do të rëndojë sipërmarrjen dhe do të dobësojë konkurrueshmërinë e sektorit me vendet e rajonit. Në një deklaratë publike, Unioni shprehet se ndryshimet e propozuara “rëndojnë më tej klimën e biznesit, dobësojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe frenojnë investimet private”. Organizata argumenton se rritja e TVSH-së duhet të rishqyrtohet, duke theksuar se prej tre vitesh ka kërkuar vendosjen e një norme prej 10% për të gjitha shërbimet turistike, me synimin për të thjeshtuar procedurat dhe për të rritur konkurrueshmërinë. “Ne, si Union Turistik, kemi kërkuar që para 3 vitesh të...