‘Unë nuk mbledh taksa. Unë vë taksa’- IRIQI bisedon me Petrit Malaj, ministër i Financave

‘Unë nuk mbledh taksa. Unë vë taksa’- IRIQI bisedon me Petrit Malaj, ministër i Financave

Iriqi:- Para ca ditësh u the përfaqësuesve të dhomave të biznesit që nuk do të ndryshojë regjimi fiskal për vitin që vjen. Malaj:- Po, ashtu u thashë. E mbaj fjalën unë. Iriqi:- Po sot është publikuar një projektligj që shtrëngon lakun e biznesit. Malaj:- Tani po e dëgjoj, ma jep ta lexoj. Iriqi:- E pe, e lexove? Malaj:- Po. Iriqi:- Dhe? Malaj:- Çfarë të thotë vëllai ty! Iriqi:- Do e çoni në 21% tvsh, do futni në sistem tvsh-je ata me xhiro vjetore deri 5 milionë lekë. Pra berberë, parukierë, kuzhinierë, shoferë… Ai që merr pagë 700 mijë do të tatohet jo 23% si deri tani, po 32%. Do të… Malaj:- Çfarë të thotë vëllai ty! Iriqi:- Se projektligji është iniciuar nga ministria jote. Malaj:-...