‘Unë kam 44 deputetë… nuk ke se çfarë të më bësh’/ Balluku-Rama, ‘sherr’ në Kryeministri?!

‘Unë kam 44 deputetë… nuk ke se çfarë të më bësh’/ Balluku-Rama, ‘sherr’ në Kryeministri?!

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në faqen e tij në Facebook një postim ku pretendon se ka ndodhur një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku në ambientet e Kryeministrisë. Sipas Çollakut, debati ka ndodhur javën e kaluar, pasi Rama i ka kërkuar Ballukut të ndikojë në largimin e rreth 20 deputetëve socialistë, kryesisht në qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës, për t'i zëvendësuar me emra të tjerë dhe për të krijuar imazhin e vetëpastrimit të Partisë Socialiste. Por Balluku, sipas pretendimeve të publikuara nga gazetari, ka refuzuar kategorikisht kërkesën e kryeministrit, duke i kujtuar se ka mbështetjen e 44 deputetëve. “Unë kam 44 deputetë, ti nuk ke më shumë se 35 të tillë. Prandaj mos u përpiq se të kthej në...