“Unë erdha te partia të zgjidh hallet e mia”, qytetarja nga Elbasani përshëndet urdhrin e kryeministrit Rama
Deputetët socialistë të Elbasanit kanë vijuar takimet me strukturat e Partisë Socialiste në të gjithë qarkun, në zbatim të udhëzimeve të lëna nga kryeministri Edi Rama në takimin e fundit. Deputetët janë shpërndarë në zonat që mbulojnë, ku kanë zhvilluar takime me drejtuesit dhe strukturat lokale të partisë, duke prezantuar edhe platformën e tyre të besnikërisë, si një alternativë më pranë problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve. Qarku i Elbasanit ka dhjetë deputetë të mazhorancës, të dalë nga zgjedhjet e fundit, dhe secilit prej tyre i është përcaktuar një zonë ku do të fokusohet në punën me strukturat dhe elektoratin socialist, por edhe me qytetarët që kanë pasur problematika apo shqetësime gjatë këtyre viteve. Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa në fokus të tyre...
Burimi:
vizionplus.tv