Vodhi 100 mijë lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi vodhi xhiron ditore të një biznesi. Ai mori me forcë rreth 100 000 lekësh dhe u largua, por u arrestua vetëm pak më pas në lagjen nr. 6. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
sot.com.al